Na ndjekni në facebook

Na ndjekni në instagram

045600222

person

Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.

Kyçu

Nese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni

Regjistrohuni

Bisedo në chat

Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve
045600222
045600222

© 2017 Pa recept.com. All rights reserved

Ushqimet e pasura me antioksidant që janë më të mirat për lëkurën tuaj

May 17, 2018

Njerëzit që hanë ushqime të shpejta dhe të dëmshme shpesh kanë lëkurë të dëmtuar. Kjo ndodhë sepse lëkurës i duhen vlera ushqyese të caktuara, siç janë vitaminat, antioksidantët dhe mineralet, të cilat nuk mund t’i marrim nga ushqimet e dëmshme.

Antioksidantët mund të gjenden në shumë bimë. Sipas gjitha gjasave burimi më i famshëm i antioksidantëve janë manaferrat, boronicat dhe dredhëzat. Ato gjithashtu përmbajnë flavonoide dhe vitaminë C. Antioksidantët e pranishëm në shegë janë veçanërisht të dobishme kundër inflamacioneve, siç janë aknet, dhe nxisin prodhimin e kolagjenit. Frutat tjerë siç janë shalqiri, mollat dhe rrushi i zi janë gjithashtu të pasur me antioksidant dhe vitamina të ndryshme, kështu që ndihmojnë edhe në menaxhimin e peshës trupore. Gjithashtu, rrushi e mbronë lëkurën nga stresi oksidativ që shkaktohet nga rrezatimi ultraviolet.

Antioksidantët që gjenden në çajin e gjelbër është vërejtur se e përtrijnë lëkurën dhe njihen se e zvogëlojnë rrëzikun e sulmit në zemër, në tru dhe glaukomës. Hudhra gjithashtu përmbanë antioksidant që kanë veti anti-inflamatore, që mund të luftojnë psoriazën, aknet dhe problemet tjera lëkurore.


Shpërndaje në rrjete sociale


Suplemente relative me artikullin

Artikuj tjerë