045600222

person

Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.

Kyçu

Nese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni

Regjistrohuni

Bisedo në chat

Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve
045600222
045600222

© 2017 Pa recept.com. All rights reserved

info Ky suplement është në dispozicion pa recetë. Megjithatë, ju duhet të përdorni Urifar me kujdes për të arritur rezultatet më të mira prej tij.

Viber: 045600222

WhatsApp: 045600222

Urifar 1x14 Qese

22.69 €

Kategoria
Forma
Farmaceutike
Të tjera
ProdhuesiSensilab
Sasia
1

Rreth Urifar

Urifar: Përbërësit: fruktozë, D-manozë, rregullues i aciditetit: acid citrik, eksktrakt i shegës (Punica granatum); përmban të paktën 75% të të gjitha polifenoleve, agjenti ndarës: dioksid silici, ëmbëlsues: sukralozë

D-manozë dhe ekstrakt të shegës në formë të qeskave për përgatitje të tretësirës orale. Për rregullim dietetik të infeksioneve të traktit urinar.

Infeksioni i traktit urinar (ITU) (njihet edhe si cistit akut apo infeksion i fshikëzës urinare) është infeksion i cili prekë pjesët e traktit urinar. Kur e prekë pjesën e poshtme të traktit urinar njihet si cistit i thjeshtë (infeksion i fshikëzës) dhe kur prekë pjesën e sipërme të traktit urinar njihet si pileonefrit (infeksion i veshkave).
Simptomat e infeksionit të traktit të poshtëm urinar janë urinimi me dhimbje dhe qoftë urinimi i shpeshtë apo nevoja për të urinuar (apo të dyja bashkë); përderisa simptomat e pielonefritit janë temperatura e lartë trupore dhe dhimbja anësore krahas simptomave të pjesës së poshtme të ITU. Në disa raste mund të shfaqet dhe ndjenja e djegies në uretër qoftë edhe gjatë mos urinimit.  Te personat shumë të vjetër dhe shumë të rinj, simtpomat mund të jenë të paqarta dhe jo specifike. Shkaktari kryesor i të dy llojeve është Escherichia coli, edhe pse rrallë mund të jenë shkaktarë edhe bakteret, viruset ose kërpudhat tjera.
Infeksionet e traktit urinar mund të shfaqen më shumë se femrat se te meshkujt, ku gjysma grave kanë të paktën një herë në jetë infeksion të traktit urinar. Rishfaqja është e shpeshtë. Faktorët e rrezikut janë anatomia e femrës, marrëdhëniet seksuale dhe anamneza familjare.

Bakteri Escherichia coli Infeksionet e traktit urinar (ITU) llogariten si sëmundjet infektive më të shpeshta në botën e zhvilluar. Shtamet e Escherichia coli (E. coli) (UPEC) janë shkaktarët më të mëdhenj të ITU të pa komplikuara në mbarë botën. Në krahasim me shtamet komensale të E. coli, UPEC posedon një sërë të faktorëve adhezivë, si adhezina, toksina, mbështjellës to polisakarideve, invasina, sisteme për rikapjen e hekurit dhe sisteme për të shmangur përgjigjen imune të nikoqirit (Oelschlaeger et al. 2002).
Barnat e përshkruara më së shpeshti për trajtimin e ITU në praktikën e përgjithshme janë trimetorpimi/sulfametoksazoli (57% e antibiotikëve të përshkruar) dhe fluorokinolonet norfloksacina dhe ciprofloksacina (38% e antibiotikëve të përshkruar) (Car et al. 2003). Mirëpo, problem i madh në trajtimin e ITU është zhvillimi i shtameve të E. coli rezistente në këta antibiotikë të linjës së parë. Qasje e re në trajtimin e ITU: Urifar Sensilab Urifar përmban kombinim inovativ të D-manozës dhe ekstraktit të shegës.
Funksioni i D-manozës D-manoza është  aldoheksozë i cili gjendet i pranishëm në mënyrë natyrale i cili nuk tretet por përthithet shpejtë në pjesën e sipërme të zorrëve të holla.
Ekskretohet e pandryshuar me urinë 30 deri 60 minuta pas marrjes, duke e parandaluar lidhjen e bakterit Escherichia coli me muret e fshikëzës së urinë. Bakteret E. coli të cila janë shpesh rezistente në antibiotikë, si rezultat i veprimit të D-manozës ekskretohen lehtë bashkë me përmbajtjen e fshikëzës së urinës brenda orës së parë pas marrjes së Urifar.
Funksioni i shegës – kompleksi polifenolik Pema e shegës (Punica granatum L.), pemë vendore e Azisë është përdorur gjerësisht në mjekësinë popullore në shumë kultura Orientale që nga kohërat e lashta e deri më tani dhe për disa vite është duke ju nënshtruar hulumtimeve të shumta për një numër të aplikimeve terapeutike të mundshme.
Ekstrakti i shegës është burim i pasur i komplekseve polifenolike. Metabolitët (acidi tanik dhe elagjik) e këtij kompleksi ekskretohen me urinë dhe qëndrojnë në fshikëz nga 48 deri 96 orë pas konsumimit. Ekstrakti i shegës ka efekt antibiotik natyral kundër baktereve gram-pozitive (Staphylococcus aureus, Streptococcus pyogenes, dhe Diplococcus pneumoniae) dhe baktericid kundër E. coli. Përveç veprimit antimikrobial direkt dhe efekteve imunostimuluese sistemike, ekstrakti i shegës ka edhe efekt anti-inflamator dhe antioksidues.

Ne e rekomandojmë Urifar sepse:
• është qasje e re për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar, 

• ka veti antimikrobiale natyrale, 

• ka efekt të shpejtë, veçse vepron brenda 30 deri 60 minutave pas marrjes, 

• parandalon rishfaqjen e infeksioneve të traktit urinar, 

• vjen në formë inovative në qeska, 

• përmban përbërës tërësisht natyral.

info Ju lutem informoni mjekun/farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna të tjera koheve te fundit, duke perfshire barna qe merren pa receten e mjekut.

Kujdes në këto raste

ME RËNDËSI: produkti është i sigurt dhe nuk ka efekte anësore. Në raste të rralla, intoleranca në D-manozë është shfaqur në formë të jashtëqitjeve të holla dhe rritjes së formimit të gazrave në zorrë të holla. Konsultohuni me mjekun para përdorimit të këtij produkti gjatë shtatzënisë.

Përdorimi: Para përdorimit të zbrazet fshikëza. Të tretet 1 qeskë në një gotë ujë. Pini në lukth të zbrazët. Pini sasi të mëdha të ujit gjatë ditës. Efekti i kësaj shtese optimizohet me përdorim të njëkohshëm të vitaminës C e cila e ulë vlerën e pH të urinës dhe në këtë mënyrë parandalon krijimin e kushteve të favorshme për rritje të baktereve. 

Dozimi: Krahas trajtimit me antibiotikë: 1-2 qeska në ditë për 7 ditë. Te infeksionet e traktit urinar rastësore: 1 qeskë në ditë. Parandalimi i rishfaqjes së infeksioneve të taktit të poshtëm urinar: 1-2 qeska në ditë, 10 deri 14 ditë çdo muaj. Parandalimi i infeksioneve post-koitale: 1 qeskë dy herë në ditë,  2-3 ditë pas secilës marrëdhënie seksuale. Doza ditore mund të rritet sipas udhëzimit të  mjekut. Produkti rekomandohet për fëmijët mbi moshën 3 vjeçare.

Indikatorët

  • Infeksionet e fshikëzës së urinës - Cistite
  • Parandalon përsëritjen e infeksioneve të traktit urinar

Kundërindikatorët


Shpërndaje në rrjete sociale


Porosi e shpejt - Porositni këtë produkt me vetëm një klik (Transporti 2€).

Vitastiq

Pajisja e parë në Kosovë për matjen e vitaminave dhe mineraleve

View more

Artikujt e ngjajshme

Abonohu për të pranuar ofertat dhe suplementet më të fundit nga platforma jonë.


Shporta 0
Shporta

Totali

0