045600222

person

Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.

Kyçu

Nese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni

Regjistrohuni

Bisedo në chat

Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve
045600222
045600222

© 2017 Pa recept.com. All rights reserved

info Ky suplement është në dispozicion pa recetë. Megjithatë, ju duhet të përdorni Magnum B6 me kujdes për të arritur rezultatet më të mira prej tij.

Viber: 045600222

WhatsApp: 045600222

Magnum B6 20 Qese

4.99 €

Kategoria
Forma
Farmaceutike
Të tjera
ProdhuesiInpharm
Sasia
1

Rreth Magnum B6

Përbërësit aktiv:

Magnez 375mg, Vitaminë B6 1.4mg

Magnum B6  është një kombinim I dy përbërësve aktivë: Magnezi dhe Vitamina B6, plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë që ofrojnë një mbështetje të qëlluar dhe të tërësishme për muskujt dhe sistemin nervor.

Magnezi kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, funksionimin normal psikologjik, zvoglon

lodhjen dhe ndihmon në metabolizmin normal energjetik. Gjithashtu, kontribuon në sintezën e proteinave.

Magnezi poashtu ndihmon në funksionimin normal të muskujve, kockave dhe dhëmbëve si dhe mbështet balancën e elektroliteve.

Vitamina B6 mbështet sistemin imunitar ndihmon në prodhimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe poashtu ndikon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Vitamina B6 (piridoksina) lehtëson absorbimin e magnezit nga trakti digjestiv dhe ndihmon infiltrimin e magnezit në qelizë.

Ky efekt sinergjistik është jashtëzakonisht I rëndësishëm, sepse me ushqim ne marrim rreth 300mg magnez, por vetën një e treta absorbohet.

Për arsye të rritjes së sasisë së gjakut, rritjes së indit të mitrës dhe fetusit, tek gratë shtatzëna sasia e magnezit reduktohet. Nën ndikimin e këtij minerali relaksohen muskujt e organeve të brendshme, duke përfshirë edhe mitrën,dhe për këtë arsye magnezi është veçanërisht i rëndësishëm në shtatzëninë e hershme.

Zvogëlon rrezikun nga hipertenzioni, aritmia dhe aborti spontan.

 

info Ju lutem informoni mjekun/farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna të tjera koheve te fundit, duke perfshire barna qe merren pa receten e mjekut.

Kujdes në këto raste

Tek shtatzënia dhe gjidhënia para përdorimit rekomandohet konsultimi me mjekun.   

Mjekët dhe nutricionistët rekomandojnë që gratë shtatëzëna të marrin 350mg magnez në ditë dhe gjatë ushqyerjes me gji rreth 300mg në ditë. 

Produkti nuk rekomandohet për personat nën moshen 12 vjeçare. 

Produkti nuk duhet të përdoret nga personat me mbindjeshmëri në cilindo përbërës të produktit si dhe personat me funksion të dëmtuar të veshkëve. 

Përdorimi : Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjet një herë në ditë, përmbajtja e qeses të shkrihet në gojë. Granulat treten në gojë pa përdorim të ujit/lëngjeve. 

Mos e tejkaloni dozen e rekomanduar ditore.

Indikatorët

  • Dhembje dhe konvulzione në muskuj
  • Forcon sistemin imunitar
  • Probleme me opstipacion (peristaltikë e ngadalshme)
  • Shtatëzani dhe simptomat e PMS

Kundërindikatorët


Shpërndaje në rrjete sociale


Porosi e shpejt - Porositni këtë produkt me vetëm një klik (Transporti 2€).

Vitastiq

Pajisja e parë në Kosovë për matjen e vitaminave dhe mineraleve

View more

Artikujt e ngjajshme

Abonohu për të pranuar ofertat dhe suplementet më të fundit nga platforma jonë.


Shporta 0
Shporta

Totali

0