045600222

person

Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.

Kyçu

Nese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni

Regjistrohuni

Bisedo në chat

Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve
045600222
045600222

© 2017 Pa recept.com. All rights reserved

info Ky suplement është në dispozicion pa recetë. Megjithatë, ju duhet të përdorni Lecithin 1360mg me kujdes për të arritur rezultatet më të mira prej tij.

Viber: 045600222

WhatsApp: 045600222

Lecithin 1360mg 1x100 Copa

14.39 €

Kategoria
Forma
Farmaceutike
Kapsula
ProdhuesiSolgar
Sasia
1

Rreth Lecithin 1360mg

Lecitina është materie natyrale me shumë veti shëruese!

Suplementet e Lecitinës të Solgari-it janë një burim vital për këtë lëndë ushqyese të rëndësishme për organizmin sepse niveli i këtij fosfolipidi në tru është 30% dhe bie me kalimin e viteve.

Lecitina është përbërës lipidik i membranave që ndërtojnë organizmin tonë. Prodhohet natyral në sistemin tonë trupor dhe është prezent në organet vitale. Funksioni kryesor i Lecitinës është në mbajtjen e përgjithshme të shëndetit dhe të mirëqenies.

Lecitina nuk mund të merret mjaftueshëm përmes ushqimit dhe nevojat ditore duhet të plotesohen me suplemente.

Lecitina ka rol në nxitjen e rritjes qelizore dhe ruan sistemin kardiovaskular e atë nervor.

Roli më i rëndësishëm i Lecitinës është se ul nivelin e kolesterolit, pastron muret e enëve të gjakut, si dhe e forcon punën e muskujve të zemrës.

Në sëmundjet e sistemit kardiovaskular, Lecitina me aftësinë e saj nuk lejon depozitimin e yndyrnave dhe mundëson që gjaku të qarkulloj pa hasur në pengesa, sikurse në rastin e bllokimit të arterieve nga yndyra.

Po ashtu ka rol të transportit të yndyrnave egzistente në mëlçi. Aty ato shëndrrohen në energji dhe përdoren nga organizmi.Përdoret edhe te mëlçia e yndyrshme dhe cirroza.

Lecitina është e nevojshme te keqpërdorimi i alkoolit sepse detoksifikon mëlçinë.

Është e dobishme edhe te humbja në peshë sepse stimulon metabolizmin e yndyrnave dhe pengon akumulimin e tyre në mëlçi, rregullon tretjen dhe zvogëlon ndjenjën e fryerjes.

Ky rezultat mund të arrihet përmes ilaçeve të ndryshme, por me Lecitinë është rruga natyrale qe ky proces te zhvillohet.

Një tjetër veti shëruese, shumë e rëndësishme e lecitinës, është pakësimi në masë të madhe ose heqja e tërësishme e dhimbjeve nga nyjat!

Në sistemin nervor ka rol të madh sepse forcon mukozën e qelizës nervore dhe stimulon qendrat për memorie dhe ndihmon në sëmundjen e Alzheimerit dhe çrregullimit bipolar. Përdoret për përmirësimin e gjumit dhe te harresa.

Suplementet e Lecitinës të Solgar-it nuk përmbajnë: misër,maja( tharm),produkte te qumështit,grurë,prezervativ artificial,shije artificiale dhe ngjyrë artificiale.

Lecitina preferohet të përdoret nga:
– Personat që kanë kolesterolin e lartë;
– Personat që vuajnë nga problemet në nyje;
– Të moshuarit për ta ruajtur freskinë e tyre mendore;
– Sportistë dhe ata që merren me punë të rënda fizike, në mënyrë që të mbështetet qarkullimi i gjakut dhe nyjat.

Nuk përmban SHEQER, kripë dhe niseshte.

info Ju lutem informoni mjekun/farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna të tjera koheve te fundit, duke perfshire barna qe merren pa receten e mjekut.

Kujdes në këto raste

Merret si shtojcë ushqimore për të rriturit , një (1) deri në gjashtë (6) kapsula xhelatinoze në ditë, e preferueshme gjatë ushqimit ose sipas udhëzimit të mjekut. Të mos tejkalohen dozat e preferuara në udhëzim.

Indikatorët

  • Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak
  • Stimulon sistemin nervor

Kundërindikatorët


Shpërndaje në rrjete sociale


Porosi e shpejt - Porositni këtë produkt me vetëm një klik (Transporti 2€).

Vitastiq

Pajisja e parë në Kosovë për matjen e vitaminave dhe mineraleve

View more

Artikujt e ngjajshme

Abonohu për të pranuar ofertat dhe suplementet më të fundit nga platforma jonë.


Shporta 0
Shporta

Totali

0