Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.
KyçuNese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni
RegjistrohuniBisedo në chat
Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve© 2017 Pa recept.com. All rights reserved
Viber: 045600222
WhatsApp: 045600222
Kategoria | |
Forma Farmaceutike | Kapsula |
Prodhuesi | Onovo |
Sasia |
1
|
Axonol përfshin: Vitamin B-complex dhe omega-3 për
funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor, si dhe aminoacidet për
ruajtjen e një performance të mirë mendore.
Dobitë
• Përmirëson vëmendjen dhe përqendrimin
• Ndihmon qartësinë mendore
• Përmirëson memorien
• Ndihmon rritjen e aftësisë perceptuese që humbet me kalimin e moshës
• Ndihmon në rivendosjen e gjendjes emocionale të qëndrueshme
Përmbajtja: Thiamin (në formë të thiamin
mononitrat) 7.5mg, Vitamin B6 (në formë piridoxin HCl) 10mg, Vitamin B12 (si metilkobalaminë) 150 mcg , Vaj peshku me
rafinim të lartë (5.4% EPA, 3.6% DHA, 18% Omega 3) 50mg, DMAE bitartarat 75mg, Acetil L-karnitinë (si acetil L-karnitinë HCl) 100mg, L-tyrozinë 150mg, N-acetil cisteinë 150mg.
Përbërësit tjerë: gjelatinë, miell misri, acid stearik,
stearat magnezi dhe silica.
Vitamina B1, B6 dhe B12 janë vitamina të tretshme në ujë, të
cilat eliminohen përmes urinës dhe për
këtë arsye duhet të zëvendësohen më shpejtë. Ato mbështesin metabolizmin
energjetik dhe funksionimin e shëndetshëm nervor. Vitamina B1 përmirëson
funksionimin normal të qelizave T dhe është e nevojshme për zhvillim dhe
funksion normal te trurit. Vitamina B6 promovon krijimin normal të hormoneve që
janë te rëndësishme për funksionimin e trurit dhe inkurajon absorbimin e duhur
të vitaminës B12. Vitamina B12 ndihmon në ruajtjen e mbështjellësit proteinik
mielinës që rrethon nervat. Mungesa e saj mund të çojë në humbje të kujtesës
dhe probleme të tjera njohëse.
Vaj i peshkut shumë i rafinuar përmban dy acide yndyrore
omega-3: acidin docosahexaenoic (DHA) dhe acidin eikosapentaenoik (EPA). Këto
acide yndyrore lidhen me përfitime të ndryshme shëndetësore, veçanërisht me
shëndetin e trurit. Prezenca e këtyre dy acideve yndyrore është e lidhur me
funksionin e përmirësuar të trurit dhe humorin e mirë.
L-Tyrozina është një amino acid i joesencial i cili
prodhohet nga trupi ynë. Acetil-L-carnitine është një formë e modifikuar e
L-Carnitines. Kjo siguron absorbimin më të mirë te këtij kompleks në
qarkullimin e gjakut. N-Acetyl-L-Cysteine vjen nga aminoacidi L-Cysteine. Këto
aminoacide promovojnë shëndetin mendor duke përmirësuar njohjen, vigjilencën
dhe duke ulur humbjen e kujtesës që lidhet me moshën. DMAE (dimetilamionetanol)
është një amino alkool natyral natyror që është i pranishëm në sasi të vogla në
tru. Kjo përbërje është e nevojshme për prodhimin te kolinës, e cila është një
pararendës për acetilkolinën, përgjegjës për kujtesën dhe aktivitetin e
muskujve.
Merret si shtojcë ushqimore për të rritur, një (1) kapsulë
në ditë shoqëruar me ushqim, apo sipas rekomandimit të mjekut.
Shpërndaje në rrjete sociale
Porosi e shpejt - Porositni këtë produkt me vetëm një klik (Transporti 2€).