Na ndjekni në facebook

Na ndjekni në instagram

045600222

person

Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.

Kyçu

Nese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni

Regjistrohuni

Bisedo në chat

Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve
045600222
045600222

© 2017 Pa recept.com. All rights reserved

Këto janë analizat shëndetësore që duhet t’i kryejnë të gjithë burrat mbi 40 vjeç

April 6, 2018

Me kalimin e viteve dhe me plakje, është shumë e rëndësishme të filloni të kryeni analiza të rregullta mjekësore, në mënyrë që ta mbani veten sa më të shëndetshëm dhe më të fortë që keni mundësi. Prandaj ne kemi përpiluar një listë të analizave dhe testeve që çdo burrë mbi 40 vjet duhet t’i bëj.

  1. Nivelet e testosteronit – nivelet e ulta të testosteronit mund të shkaktojnë shumë ndryshime të pakëndshme në trup, si lodhje, disfunksion erektil, humbje peshe, humbje të masës muskulare, vështirësi në koncentrim, pagjumësi, zvogëlim të dendësisë kockore e madje edhe ndryshime të personalitetit.
  2. Ekzaminimi digito-rektal – ky ekzaminim ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës dhe çrregullimeve të tjera të prostatës.
  3. Shtypja e gjakut – shtypja e gjakut është një vrasës i heshtur, që mund të bëj dëme të mëdha në mushkëri, tru, zemër, veshkë dhe enë të gjakut.
  4. Kolesteroli – këshillohet për burrat mbi 40 vjet të kontrollojnë nivelin e kolesterolit total, të lipoproteinave me densitet të ulët (LDL), atyre me densitet të lartë (HDL), dhe triglicerideve.
  5. Nivelin e sheqerit në gjak – nëse lihet i patrajtuar, diabeti mund të ju shkaktoj probleme në shputa, sy, lëkurë, zemër, veshkë, e edhe probleme mentale.
  6. Kancerin kolorektal – kolonoskopia konsiderohet si opsioni më i mirë për detektimin e kancerit kolorektal. Edhe analizat e fecesit janë shumë të mira për detektimin e hershëm të këtij kanceri.

Shpërndaje në rrjete sociale


Suplemente relative me artikullin

Artikuj tjerë