Na ndjekni në facebook

Na ndjekni në instagram

045600222

person

Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.

Kyçu

Nese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni

Regjistrohuni

Bisedo në chat

Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve
045600222
045600222

© 2017 Pa recept.com. All rights reserved

Këshilla të shkëlqyeshme që ju ndihmojnë ta leni duhanin

March 26, 2018

Të gjithë e dimë se duhanpirja e dëmton seriozisht shëndetin, por ka shumë njerëz që akoma janë të varur nga duhani dhe nuk mund të fillojnë apo të përfundojnë ditën pa një cigare. Për të lënë duhanin do të ju duhet një vullnet dhe vendosmëri e madhe për të tejkaluar simptomat e mungesës së nikotinës. Ja cilat janë këshillat që do të ju ndihmojnë:

  1. Pastroni shtëpinë – sapo të vendosni të leni duhanin, është mirë të pastroni shtëpinë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm sepse largon gjurmët dhe erën e duhanit, të cilat nëse qëndrojnë aty do të ju nxisin të tymosni cigare.
  2. Shmangni nxitësit e duhanpirjes – këta nxitës mund të jenë njerëzit, vendet, gjërat dhe situatat që ju stimulojnë të pini duhan. Shmangia e këtyre nxitësve e redukton në mënyrë drastike dëshirën për cigare.
  3. Mbani duart dhe gojën të zënë – pas disa viteve duhanpirje, ata që e lënë duhanin ju mungon ndjenja e cigares në duar apo në buzë. Për të larguar këtë ndjenjë preferohet përtypja e çamçakëzit, ngrënja e farave të lulediellit, bonbonave, karrotave, etj. Në duar mund të mbani një laps, top gome, të plotësoni fjalëkryqe etj.
  4. Pini ujë – uji ndihmon në trajtimin e kokëdhimbjeve, që është një nga simptomat më të shpeshta të mungesës së nikotinës, pastaj lehtëson kollitjen dhe ndihmon në kontrollimin e oreksit të shtuar pas lënjes së duhanit.
  5. Praktikoni frymëmarrjen e thellë – kur filloni të ndjeni nevojën për të dhezur një cigare, merrni frymë thellë dhe lëshojeni ngadalë. Kjo do të ju ndihmoj të relaksoheni dhe të qetësoheni.

Shpërndaje në rrjete sociale


Suplemente relative me artikullin

Artikuj tjerë