Të gjithë tentojmë të jetojmë shëndetshëm dhe të hamë frutat dhe perimet më të freskëta, por ndonjëherë harrojmë se prej nga vijnë këto ushqime të pasura me vlera ushqyese – nga farat. Shumë fara të ngrënshme janë përplot me nutrient, prandaj nëse ju bëhet vonë për shëndetin tuaj, duhet t’i njihni këto fara dhe të dini se si ato ndikojnë në shëndetin tuaj.
- Farat Kia – këto fara kanë fituar vëmendje të madhe viteve të fundit, gjë që arsyetohet sepse farat Kia konsiderohen si një nga superushqimet më të mira në qarkullim. Ato përmbajnë vitamina, minerale, shumë fibra, omega-3, kalcium, hekur dhe antioksidant.
- Farat (kokrrat) e shegës – duke qenë se përmbanë shumë antioksidant, farat e shegës ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, dhe kështu ruajnë shëndetin dhe integritetin e qelizave. Ato parandalojnë edhe shfaqjen e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
- Farat e lirit – janë burim i shkëlqyer i fibrave, që mbanë sistemin tretës në formë dhe funksion të mirë. Farat e lirit kanë veti të forta anti-inflamatore, dhe është vërejtur se pengojnë zhvillimin e tumoreve.
- Farat e kungullit – këto fara konsiderohen të jenë burim i përkryer i proteinave bimore. 100 gram të këtyre farave përmbajnë 54% të nevojave ditore të proteinave. Farat e kungullit gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë B dhe acid folik.
- Farat e susamit – mineralet e shumta që këto fara përmbajnë, e bëjnë atë një ushqim shumë të përshtatshëm, që na ndihmon në forcimin e eshtrave, rregullimin e ndarjeve qelizore, nivelet e sheqerit, dhe nivelet e kripërave në trup. Ato e ulin nivelin e kolesterolit të keq.
Na ndjekni në facebook
Na ndjekni në instagram