Na ndjekni në facebook

Na ndjekni në instagram

045600222

person

Nese vetem keni llogari ju lutem kycuni. Ose kycuni permes rrjeteve sociale.

Kyçu

Nese jeni perdorues i ri ju lutem regjistrohuni

Regjistrohuni

Bisedo në chat

Dr. Ardita për cdo këshillë rreth suplementeve
045600222
045600222

© 2017 Pa recept.com. All rights reserved

Benefitet shëndetësore të farave të avokados

May 18, 2018

Ndonëse shumë prej nesh jemi mësuar ta prejmë avokadon përgjysmë dhe ta hedhim farën e saj, apo edhe ta mbjellim, është dëshmuar se shumë prej dobive shëndetësore të avokados i atribohen farës së saj. Me sa duket më shumë se 70% e kapaciteteve antioksidative të avokados vijnë prej brendësisë së farës, të cilën deri më tani e kemi larguar dhe hedhur.

Universiteti i Pensilvanisë së fundmi i ka publikuar rezultatet e një studimi në lidhje me benefitet shëndetësore të farave të avokados, i cili ka zbuluar se antioksidantët fenolik që gjenden në këto fara mund të reduktojnë dhe parandalojnë rritjen e nivelit të kolesterolit, shtypjes së lartë të gjakut, shfaqjen e gjendjeve inflamatore dhe diabetit, si dhe forcon sistemin imunitar.

Për më tepër, është vërejtur se këto fara kanë veti antibakteriale dhe fungicide. Doktorët thonë se çdo pacient që ka sëmundje zemre duhet ti konsumoj avokadot përfshirë edhe farën e saj. Një mënyrë e mirë për të konsumuar farat e avokados është të përgatisni një pije. E tëra që ju duhet janë:

  • Një gotë qumësht
  • Një dardhë
  • Spinaq i freskët
  • Gjysmë fare avokado
  • Gjysmë avokado
  • Gjysmë molle
  • Dhe pak xhenxhefil per t’i dhënë shije

Vendosni të gjithë këta përbërës në blender, perzieni derisa të fitojnë formë të trashë dhe të njëtrajtshme, derdheni pijen në një gotë dhe shijoni benefitet e pabesueshme shëndetësore.


Shpërndaje në rrjete sociale


Suplemente relative me artikullin

Artikuj tjerë